Kosova
Prishtina, vatra e virusit, me mbi 1200 raste aktive
Kryeqyteti i Kosovës me mbi 2 mijë të infektuar, prin me numrin më të madh të të prekurve me virus
241 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 2 mijë e 57 raste, 23 prej tyre kanë humbur betejën, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi, ka reaguar edhe drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, e ka cilësuar alarmante rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19
Ai ka shkruar në Facebook se që nga data 20 mars deri sot në Prishtinë janë konfirmuar 1963 raste me COVID-19, prej të cilave 1209 raste janë ende aktive.
“Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me #covid19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19, prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Gashi.
Ai shton se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”, ka shkruar Gashi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?