Uncategorized

Prishtina sfidon skuadrën zvicerane

Prishtina në hendboll (femrat) do të përballet me skuadrën Spono Eagle. Të dy këto ndeshje do të zhvillohen në Zvicër me kërkesën e skuadrës zvicerane

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, KHF Prishtina do t’i zhvillojë dy takime me skuadrën zvicerane Spono Eagle në kuadër të EHF, të cilat do të zhvillohen të shtunën nga ora 17:00 dhe të dielën nga ora 14:00 në Nottwil, shkruan albinfo.ch.

 

Të dy këto ndeshje do të zhvillohen në Zvicër me kërkesën e skuadrës zvicerane. “Prishtina për në Zvicër ka udhëtuar shumë e motivuar, duke pasur parasysh edhe freskimet që janë bërë në shtabin teknik po ashtu edhe me disa përforcime, Prishtinaset priten të jenë rivale të barabarta, ndoshta edhe për një nuancë të vogël më e mirë se skuadra nikoqire Spono Eagle”, thuhet në njoftimin e skuadrës prishtinase.

 

Hendbollistet prishtinase kanë theksuar se ndeshjet nuk do të jenë aspak të lehta, derisa nuk kanë udhëtuar me flamur të bardhë. Ato udhëtuan të premten dhe janë akomoduar, kurse kanë premtuar se do të japim maksimumin.