Lajme
Prishtina, qyteti më i ndotur i rajonit
Sipas analizave të ajrit që i ka bërë Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, del se ndotja e ajrit gjatë ditëve të fundit ka tejkaluar parametrat e normales, duke shkuar mbi 10PM
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të mbetet njëri nga qytetet më të ndora në Evropë. Sipas analizave të ajrit që i ka bërë Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, del se ndotja e ajrit gjatë ditëve të fundit ka tejkaluar parametrat e normales, duke shkuar mbi 10PM.
“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 29.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 254.9µg/m3, ndërsa me datë 27.01.2017 është regjistruar vlera: 68.89µg/m3, dhe me datë 28.01.2017 217.09µg/m3”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mjegulla e dendur, shpejtësia e erës, lagështia e lartë e ajrit, shtypja atmosferike, temperatura -11 etj.
Ndryshe, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovës janë Termocentralet e Obliqit, që janë shumë afër Prishtinës si dhe veturat e vjetra, ku mesatarja kalon 17 vjet.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










