CH-Ballkani

Prishtina, qyteti me koston më të lirë të jetesës në rajon

Kostoja më e lirë e jetesës është në Prishtinë, duke u pasuar nga Shkupi dhe Tirana

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është qyteti me koston më të lirë të jetesës në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga “Numbeo.com” për vitin 2018.

Kostoja më e lirë e jetesës është në Prishtinë, duke u pasuar nga Shkupi dhe Tirana, shkruan ‘Monitor’.

Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 44.68 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Beogradi me 43.99; Sarajeva me 42.50, Tirana me 39.33, Shkupi me 38.51 dhe Prishtina me 29.25, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.

“Numeo.com” ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.

Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.