Kosova
Prishtina, në pritje të bashkatdhetarëve
Duke qenë se atraksionet e saj gjenden në qendër të qytetit, eksplorimi në këmbë apo përmes trafikut urban është mënyra më e mirë për ta vizituar
Përveç vizitave familjare, bashkatdhetarët pëlqejnë të vizitojnë edhe kryeqytetin e Kosovës. Ani pse Prishtina nuk konsiderohet si një vend me potencial të lartë turistik, në të vërtetë duhet pranuar se ka një tërheqje të llojit të vet.
Për faktin se Prishtina për nga madhësia nuk mund të krahasohet me qytetet e tjera të mëdha në Evropë, ajo mund të vizitohet brenda një dite.
Prishtina zotëron një tërësi të vlerave kulturore dhe historike, me atraksione që gjenden në qendër të qytetit. Prandaj eksplorimi në këmbë apo përmes trafikut urban është mënyra më e mirë për ta vizituar.
Në këto ditë të nxehta vere, revista albinfo.ch ju sjell disa nga vendet më të bukura që mund t’i shijoni.
Bulevardi Nënë Tereza
Në fakt, qyteti i Prishtinës ka disa sheshe të emërtuara me emra të ndryshëm, por më i frekuentuari është Bulevardi Nënë Tereza, që tashmë ka marrë pamje verore. Në të dyja anët që e bulevradit, ka lokale të ndryshme ku mund të shijoni një kafe apo të drekoni me familjet tuaja.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Fare pranë sheshit të lartpërmendur gjendet Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, e cila ka një arkitekturë interesante, që nuk duhet humbur. Kjo bibliotekë zgjon interesim të madh të turistëve, sepse është jo e zakonshme si nga ana e jashtme, ashtu edhe nga ajo e brendshme.
Rruga turistike që të çon në muzetë dhe xhamitë e Prishtinës
Në rrugën “Haxhi Zeka” mund të shihni ngjyrime historike, kulturore dhe fetare. Në këtë rrugë mund të vizitoni Muzeun Kombëtar, Muzeun Etnologjik dhe tri xhami të vjetra në Prishtinë.
Përveç këtyre objekteve që mund të zgjojnë kureshtjen e secilit, në këtë rrugë është edhe Sahat Kulla si dhe krejt pranë, objekti i gjimnazit më të vjetër në Prishtinë.
Katedralja e Shën Nënë Terezës
Prishtina ka edhe hapësira e objekte të tjera, për të cilat ka kërkesa të mëdha për t’u vizituar.
Në qendër të qytetit qëndron katedralja e “Shën Nënë Terezës”, e cila ka një model arkitektonik relativisht tradicional. Fare pranë saj është edhe parku më i ri i Prishtinës. Objekti i katedrales, e veçanërisht pirgu i saj, preferohet të vizitohet, pasi turistëve u duket tërheqëse pamja e qytetit nga lart.
Prishtina si e tillë, ka potenciale turistike, që edhe bashkatdhetarët mund t’i shijojnë.
E-Diaspora
-
Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar Humbin jetën në ditën e parë të punës 2 motra shqiptare dhe një 18-vjeçar në shtetin...
-
Mërgimtari 26-vjeçar është hedhur nga kati i 10-të i një pallati
-
Një artiste shqiptare nga Islanda do të prezantojë ekspozitën e saj “Creeps & Mood Swings”
-
Ariana Jashari, talentja nga diaspora në fushën e muzikës
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”