Kosova
Prishtina Gastronomy Festival zbulon programin dyditor
Nën moton “Bukë e kripë e zemërbardhë”, gjatë datave 13 dhe 14 korrik në Prishtinë do të mbahet Festivali i Gastronomisë Shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Për këtë festival që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë planifikuar aktivitete të ndryshme, ku do të marrin pjesë kuzhinierë e arkitektë të njohur shqiptarë.
Njëherësh do të mbahen forume të ndryshme lidhur me gastronominë, promovime librash, e po ashtu gara për ngrënien më të shpejtë.
Në një intervistë të mëhershme për albinfo.ch, organizatorët kanë thënë se ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.
“Synimi kryesor i festivalit është njohja e gastronomisë mbarëkombëtare dhe nxitja e shkëmbimit të përvojave mes kuzhinierëve kombëtarë shqiptarë, të cilët operojnë në mbarë botën. Po ashtu edhe lidhja e këtyre ndërmarrësve me prodhuesit vendorë të ushqimeve”, kanë thënë ata.
Pas Prishtinës, një festival i ngjashëm do të mbahet edhe në Gjermani. Gjatë datave 18 dhe 19 nëntor, në Arena Hall në Berlin, Festivali i Gastronomisë Shqiptare do të mbledhë gastronomë shqiptarë dhe të huaj, duke e promovuar kuzhinën dhe kulturën shqiptare.
Programin dy ditor të festivalit në Prishtinë, e gjeni këtu:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=388928208406876&id=346879785945052&__xts__[0]=68.ARD35C7rN24EBX7Q06CFMkl2Tjx6I-z4svntI2nDrFg5MaPEesm8FLYQnp_y_dR1awQjJ5rrQdQ5m15POgVKdtwr-bHT1hMjbPMXeATrAkjBZoxkzuHXggw4l2uYVrzKlJkGJDVjz2zLnzDfdHJR6dmdvKDrHwmCqOmR7K-5IMTO6tVVe7c0XmUXhdbpM1UNtOrrTtJgEng2r-MGCnbzAuKZbzZkrvnKfC724yrn6yos7ekWiORMLm3lGwzQO4m39xpxN4NKC7YV4gLDzJigYB4LdGgkBujh3ayE4-cJ4bew9pbkm3sElZ5OeLdSSAhVxgduhNkU7JUgpfXXDcSMpsY&__tn__=-R
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit