Portrete të firmave
Prishtina City Center arrin marrëveshje për shitje ekskluzive me kompaninë e patundshmërisë Pro Real Estate

Prishtina City Center, i njohur si objekti më i lartë e më atraktiv në Kosovë, po hyn në një fazë dinamike të zhvillimit. Objekti ka marrë formën e tij dhe çdo ditë mund të vërehet progres në punën që po bëhet aty.
Me lokacion në zemër të kryeqytetit, me më shumë se 360 banesa në të dy kullat, qendrën tregtare në 3 katet e para me 1680 vend parkingje për vetura 7 kate nën tokë, të banorëve dhe vizitorëve të qendrës trajtuara ndaras, Prishtina City Center do të mbetet për kohë të gjatë objekti më i veçantë në Kosovë.
E veçantë tjetër e Prishtina City Center janë penthouse në sasi të limituar, që ofrojnë një ambient të shkëlqyeshëm jetese, ndryshe nga gjithçka që keni parë deri më sot.
Për shitjen e banesave, Prishtina City Center ka arritur marrëveshje ekskluzive me kompaninë lidere të patundshmërisë në Kosovë, Pro Real Estate, marrëveshje që konsiderohet se do të jetë më e madhja e kësaj fushe në Kosovë.
“Kjo praktikë e bashkëpunimit në sektorin e patundshmërisë vjen për herë të parë në Kosovë, është praktikë që aplikohet në vendet më të zhvilluara perëndimore, ku investitori është i përqendruar në realizim të projektit, ndërsa kompanitë e profilizuara në shitje të patundshmerisë angazhohen që t’ju ofrojnë blerësve zgjedhjen më të mirë për ta.” deklaroi Krenar Batusha, CEO i Pro Real Estate.
“Prishtina City Center me projektin e saj te veçantë na e bën punën edhe më të lehtë sepse projekti është i trajtuar në çdo detaj, p.sh lartësia e kateve është 3 metra, e kur ia shtojmë kësaj pamjen nga të gjitha anët e qytetit, kjo e bën këtë projekt të pakonkurent. Me të filluar bashkëpunimin, për vetëm 14 ditë, vlera e shitjes ka kaluar shumën prej 5 milionë eurove, gjë që vërteton besimin e klientëve te ky projekt.”, vazhdon Krenar Batusha.
Numri i dedikuar kontaktues për klientët që janë të interesuar të bëjnë investim në Prishtina City Center është 048 888 444.
Artikull i sponzorizuar
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit...
-
Frangu me rekord ndaj dollarit amerikan
-
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
-
Pse çmimet e aparateve dëgjimore mbeten kaq të larta në Zvicër?
-
Ku shkon paraja e sigurimeve shtesë në Zvicër?