Lajme
Prishet paqja në Veri, plagosen tre policë
Mjekët nga spitali i Mitrovicës thanë se të tre janë jashtë rrezikut për jetë, ndonëse njëri është në gjendje më të rëndë shëndetësore
Pas një qetësie disajavëshe, në veriun e Kosovës rikthehen incidentet. Tre policë kosovarë të nacionaliteti serbë, janë plagosur me armë zjarri gjatë patrullimit në rajonin e Zubin Potokut. Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë..
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut, ndërsa patrulla e policisë i përkitke policisë kufitare.
Mjekët nga spitali i Mitrovicës thanë se të tre janë jashtë rrezikut për jetë, ndonëse njëri është në gjendje më të rëndë. Policia tha se po kryen hetime intensive për të ndriçuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të këtij incidentit, por deri në mesditë nuk është raportuar për të dyshuar.
Në këtë rajon para disa muajve është vrarë edhe një polic i EULEX-it, ndërsa rasti kurrë nuk është ndriçuar.
Menjëherë pas këtij sulmi kanë reaguar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët sulmin e kanë quajtur qyqar.
“Ky është një akt qyqar i drejtuar kundër sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga kryeministri Thaçi, i cili menjëherë ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nga i cili ka kërkuar që të ndriçohet rasti.
Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e dënoi ashpër sulmin nga prita, në Zubin Potok, ndaj policëve në detyrë të policisë së Kosovës. Ajo e cilëson këtë akt si një përpjekje për të penguar funksionimin e rendit demokratik dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.
Presidentja Jahjaga thekson se sulmi mbi Policinë e Kosovës, nga persona ende të panjohur, është përpjekje për të pamundësuar zbatimin e ligjit dhe për të mbajtur në tension qytetarët e vendit.
“Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë pengimin e vendosjes së rendit në tërë territorin e vendit dhe nuk do të pranojnë rrezikimin e funksionimit demokratik të shoqërisë sonë”, deklaroi presidentja.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?