Uncategorized

Prindërve që angazhojnë kujdestarë për fëmijët, do t`u ulet tatimi mbi 70%!

Këshilli Federal propozon që lirimi nga tatimet e drejtpërdrejta federale për këta prindër, nga 10 mijë franga sa është tash të caktohet në 25 mijë franga

Prindërit, për fëmijët e të cilëve kujdesen njerëz jashtë familjes, (me pagesë) në të ardhmen do të mund të zbresin shumë më të madhe se tash nga tatimet që paguajnë. Këshilli Federal propozon që lirimi nga tatimet e drejtpërdrejta federale për këta prindër, nga 10 mijë franga sa është tash të caktohet në 25 mijë franga.

Veç kësaj, kantonet do të detyrohen që në këto raste të lejojnë një lirim nga tatimet në shumën prej 10 mijë frangash, transmeton albinfo.ch Sipas komunikatës së lëshuar nga Këshilli Federal, federata, kantonet dhe komunat si rezultat i këtyre masave do të marrin deri 35 milionë franga në vit më pak në emër të tatimeve.

Sot, lirimi nga tatimet për një fëmijë, është, sipas kantonit, nga 3000 deri në 19200 franga. Në Kantonin Uri madje ky lirim është i pakufizuar.

Duke rritur shumat e lirimit nga tatimi, qeveria synon të stimulojë gratë për të gjetur një punë, përcjell albinfo.ch. Kjo është bërë e nevojshme pas vendimit të Zvicrës për të zvogëluar kontigjentet e profesionistëve nga jashtë, si pasojë e referendumit kundër migracionit masiv.

Mirëpo, shikuar në plan afatgjatë, kontributet do të rifinancoheshin pasi që, siç pret qeveria, në një rast të tillë më shumë prindër do të përcaktoheshin për të punuar.

Tashti i mbetet Ministrisë së Financave që të ofrojë një propozim konkret.