Bota
Prindërit e dëbojnë të birin përtac që banonte në hotelin “Mama”
Një çift bashkëshortësh nga Nju Jorku kërkoi ndihmën e një gjyqtari për të hequr qafe djalin e tyre
Këshillat e mira dhe ryshfeti nuk funksionuan si duhet. Pra, një çift bashkëshortësh nga Nju Jorku kërkoi ndihmën e një gjyqtari për të hequr qafe djalin e tyre.
Me sa duket, djali i tyre 30-vjeçar nuk donte të rritet: atij i pëlqeu aq shumë qëndrimi në hotel “Mama” (nëna shqip), sa që thjesht nuk donte të largohej, edhe pse prindërit e tij u përpoqën disa herë ta dëbonin.
Michael Rotondo ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të tij në Camillus të Nju Jorkut, tetë vite më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Atyre u erdhi deri në maje të hundës: ata kërkuan nga djali të largohej nga shtëpia, por asgjë nuk ndihmoi. Edhe pse i dhanë një afat me shkrim prej 14 ditësh, djaloshi i injoroi. Prindërit u munduan t’i japin edhe këshilla për ta nisur jetën e tij dhe i ofruan ndihmë të gjente një punë dhe një banesë. Por, më kot.
Në fund, ata i dhanë edhe kapital fillestar prej 1.100 dollarëve. Më në fund, ata vendosën t`i drejtohen Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, për të marrë një veprim dëbimi.
Edhe gjyqtari ende përpiqej ta bindte Mikaelin që të largohej ose të fliste përsëri me prindërit e tij. Por, 30-vjeçari mbrojti veten dhe u përpoq të argumentonte se për shkak të precedentëve të ngjashëm ai mund të qëndronte edhe gjashtë muaj. Gjykatësi Donald Greenëood vlerësoi pyetjet e tij ligjore, por e quajti këtë kërkesë “një shaka”.
Pra, gjyqtari Michael dha urdhrin e dëbimit, ndërsa djaloshi paralajmëroi ankesë dhe u kthye në dhomën e tij.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik