Bota

Princi Harry i tha “Po” aktores Meghan Markle

Dhjetëra mijë njerëz kureshtarë janë grumbulluar rreth kështjellës për të parë çiftin e ringa familja mbretërore ndërsa vlerësohet se miliona njerëz e kanë ndjekur ceremoninë përmes televizionit

Ngjarja që ka marrë sot vëmendjen më të madhe të medieve botërore padyshim ka qenë martesa e Princit të kurorës britanike, Harry me aktoren amerikane, Meghan Markle.

Dasma, ashtu siç i takon një pjesëtari të lartë rë familjes mbretërore, u zhvillua me luksin përkatës, në praninë e 600 të ftuarve. Ceremonia e kurorëzimit të çiftit të ri u bë në kapelën St. George, në kështjellën Windsor.

Në mesin e mysafirëve të shumtë prominentë ishin edhe ish ylli i futbollit, David Beckham me bashkëshorten e tij Victoria, e popullarizuar si anëtare e grupit “Spice Girls”. I pranishëm ishte edhe aktori i famshëm George Clooney së bashku me të shoqen, avokaten Amal Clooney, pastaj këngëtari Elton John, moderatorja e famshme amerikane Oprah Winfrey etj.

Dhjetëra mijë njerëz kureshtarë janë grumbulluar rreth kështjellës për të parë çiftin e ringa familja mbretërore ndërsa vlerësohet se miliona njerëz e kanë ndjekur ceremoninë përmes televizionit.

Ndërkaq, krahas vetë çiftit të ri, kureshtjen e medieve e kanë marrë edhe princërit e rinj, pronci George dhe princesha Charlote, fëmijët e princit trashëgimtar William dhe të shoqes, Kate Middleton

Ata në fakt kanë qenë shoqëruesit më të veçantë të Meghan Markle.

Të gjithë po prisnin me pa durim puthjen e Princit dhe Dukeshës. Pasi puthja erdhi, çifti u largua dhe përshëndetja e George dhe Charlotte ishte më e veçanta.