Lifestyle

Princi Harry e Meghan zgjedhin lulet për dasmë

Princi i Britanisë, Harry dhe e fejuara e tij amerikane, Meghan Markle, kanë zgjedhur një luleshitës në Londër, shumë të pëlqyer në industrinë e modës, për të dekoruar dasmën e tyre, e cila do të mbahet në fund të pranverës, kanë thënë nga Pallati Kensington. Lulishtja “Philippa Craddock” në listën e klientëve të saj ka pasur edhe organizimin për disenjatorin Alexander McQueen, e gjithashtu kishte organizuar një event për revistën britanike “Vogue”.

Njoftohet se kjo kompani do të përdorë lule sezonale për të dekoruar vendin në dasmën e Princit Harry, duke përfshirë trëndafilat e bardhë të kopshtit si dhe lule të tjera, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, do të përdoren degë të ahut, thupra dhe shkoza nga parku, e për të cilat vetë çifti i ka ndihmuar organizatorët për përzgjedhjen. Më 19 maj martesa e nipit të mbretëreshës Elizabeta do të mbahet në Kështjellën Windsor.