Lajme

Princi britanik Harry dhe Meghan Markle ndihmojnë të uriturit

Princi Britanik Harry dhe Meghan Markle njoftuan të dielën se organizata e tyre bamirëse ka bashkëpunuar me World Central Kitchen dhe shefin e saj të famshëm për të ushqyer të uriturit në zonat e goditura nga katastrofa në gjithë botën.

Grupi jofitimprurës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Fondacioni Archewell, po bashkohet me kuzhinierin e famshëm Jose Andres për të ndërtuar një seri të Qendrave të Ndihmës së Komunitetit, shkruan “Reuters”, përcjell tutje albinfo.ch.