Lifestyle

Princat me yje, në premierën e Star Wars

Princat britanikë, William dhe Harry, janë takuar me stafin e vazhdimit të radhës të filmit Star Wars, The Las Jedi, në të cilin të dy vëllezërit luajtën role të vogla, transmeton albinfo.ch.

Princat ishin në premierën e filmit në Londër. Ngjarja që u mbajt në Royal Albert Hall solli edhe yjet si  Mark Hammill, John Boyega, Daisy Ridley dhe Adam Driver, të cilët iu bashkuan princave në qilim të kuq.

“Ky film s’është vetëm i mbushur me aksion, por është edhe më emocional, dhe ka disa drejtime të ndryshme, është spontan?”, tha Boyega rreth përshtypjeve të tij për filmin e që pritet të kryesojë në arkat filmike.

E princat britanikë rolet e tyre i kishin xhiruar në Pinewood Studio, afër Londrës në vitin 2016.