Lajme
Primet e sigurimit shëndetësor në Zvicër, pritet të ulën për disa shtresa të caktuara
Një e treta e popullsisë së Zvicrës mund të përballojë prime më të larta shëndetësore, ndërsa dy të tretat e mbetura do të paguanin më pak
Ministri i Shëndetit në Bernë, Pierre Alain Schnegg, ka sugjeruar rritjen e primeve të shëndetit për të pasurit, ndërsa uljen e kostos për pjesën tjetër të popullatës zvicerane.
“Për njerëzit me të ardhura shumë të larta, nuk ka shumë dallim midis pagimit të 300 ose 400 frangave në prime shëndetësore çdo muaj, ose 600 deri në 700 franga”, tha Schnegg për televizionin zviceran RTS këtë javë, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, ai vlerësoi se një e treta e popullsisë së Zvicrës mund të përballojë prime më të larta, ndërsa dy të tretat e mbetura do të paguanin më pak.
“Kjo do të lejonte një shpërndarje më të mirë të barrës për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Për disa familje, kjo ngarkesë është bërë e paqëndrueshme”, tha ai.
Vlen të theksohet se mesatarisht sigurimi bazë shëndetësor kushton rreth 300 franga në muaj për të rritur, por mund të jetë më shumë në varësi të zbritjes së bashkëpagimit, moshës së personit dhe kantonit të vendbanimit.
Sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm në Zvicër, por kostoja e primeve është duke u rritur çdo vit; në vitin 2020 ajo u rrit për 2 për qind më shumë, shkruan The Local.
Gjithashtu, një studim i kryer vitin e kaluar nga Santésuisse, një shoqatë e sigurimeve shëndetësore zvicerane, zbuloi se njerëzit në Zvicër po paguajnë kolektivisht primet e tyre të sigurimit shëndetësor me më shumë se 1 miliard franga, veçanërisht kur krahasohen me fqinjët e tyre evropianë.
Ndërsa Schnegg propozoi të korrigjojë situatën, duke rritur premiumet e paguara nga më të pasurit, Partia Social Demokrate ka mbledhur mjaft nënshkrime për të detyruar një votë kombëtare për këtë çështje. Data për një votim të tillë nuk është caktuar ende.
Kur të shkojnë në votime, duhet të vendosë nëse do të kapën primet e sigurimit shëndetësor në 10 për qind të të ardhurave të një familjeje, kundrejt 14 për qind sa janë aktualisht.
Kostot shtesë që vijnë nga primet më të ulëta duhet të kompensohen nga autoritetet federale dhe kantonale, thonë Social Demokratët. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës