Kuriozitete
Prifti shkruan predikimin fetar me Chat GPT, “rezultati, një mrekulli”
Muajt e fundit kanë përfaqësuar një revolucion në fushën e informatikës, në veçanti për sa i përket inteligjencës artificiale.
Programe të ndryshme, ku më e njohura është Chat GPT, i ideuar, ndër të tjerët, nga shqiptarja Mira Murati, po “çmendin” përdoruesit me përgjigjet e detajuara ndaj pyetjeve te tyre, praktikisht në çdo fushë të njohurisë.
Janë të shumtë ata që shohin këto programe si një instrument i vlefshëm në punë, ndërkohë që të tjerë i tremben pikërisht këtyre aftësive që duken pa limit, dhe kanë potencialin për të zëvendësuar punën njerëzore, madje edhe për ta rrezikuar atë fizikisht.
Por historia që vjen nga Hungaria duket sikur kombinon këto dy elemente, pozitive dhe negative, madje shkon edhe përtej njerëzores, me efekte paradoksale, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Pikërisht në vendin lindor, një prift i qytezës së Domos, rreth 1200 persona, ndoshta për kuriozitet, ndoshta në mungesë të inspirimit, mendoi të përdorte pikërisht Chat GPT për të shkruar predikimin e tij të së dielës.
Sipas Viktor Csanadi, priftit në fjalë, rezultati ishte befasues. Besimtarët e pranishëm në kishë dëgjuan tekstin e shkruar nga aplikacioni, që trajtonte faktin se çdonjëri mund të jetë ndërmjetëses me Zotin, pa dyshuar që ”ndërmjetësuesi“ në fjalë atë ditë nuk ishte religjiozi tradicional, por thjesht një algoritëm i ndërlikuar.
“Nuk e di nëse inteligjenca artificiale do të zëvendësojë punën e priftit. Do të duhet të përgjigjeshim me një jo të madhe, por tashmë nuk jam shumë i sigurt”, deklaroi prifti për mediat lokale.
Chat GPT u bë e aksesueshme vetëm në nëntorin e kaluar nga laboratorët e Open AI, një shoqëri e themeluar dhe financuar në 2015 nga sipërmarrës të ndryshëm, ndër të cilët Elon Musk dhe Microsoft, për të studiuar mundësitë e inteligjencës artificiale në përditshmërinë e secilit prej nesh. Vlerësimi i kompanisë pas daljes së Chat GPT, produktit të tyre më të avancuar dhe të njohur, ka tejkaluar 23 miliardë dollarët, dhe duket vetëm një fillim.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik