Shkurt.ch

Prifti i rremë kapet me drogë në bark

Kontrabandisti rumun i veshur si prift u kap në Aeroportin e Cyrihut me 500 gr. drogë

Një „prift baptist“ nga Rumania ka rezultuar të jetë kontrabandues i rëndomtë droge. Këtë e ka konstatuar dje policia në Aeroportin e Cyrihut. 500 gramë drogë, të ndarë nëpër qese të vogla, kontrabandisti rumun i veshur si prift i kishte përpirë, dhe siç e zbuloi skanimi me rëntgen, ato ndodheshin të sigurta në zorrët e tij. Arsyeja që kishte ngjallur dyshimin te rumuni kishte qenë fakti se ai ishte “me duar në xhepa”, që dmth. nuk po bartte ndonjë bibël me vete, shkruan blick.ch. Kjo rrethanë u ra në sy policëve të cilët vendosën ta skanonin atë dhe e zbuluan drogën e fshehur.