Shkurt.ch

Prifti bëhet baba dhe përkrahet nga ipeshkvi!

Një prift katolik nga Gossau i kantonit St. Gallen ka bërë të ditur gjatë meshës së të dielës se është bërë baba i një fëmije dhe me këtë ka shkelur rregullat e celibatit.

Ai me këtë rast ka paralajmëruar se në shtator do të bënte demisionimin nga kisha. Por, ndryshe nga ajo që pritej, përjashtimi nga radhët e ksihës etj., atij nga niveli më i lartë, nga Ipeshkvi i ipeshkvisë së St.gallenit i ka ardhur bekimi dhe përkrahja.

Ipeshkvi i St. Gallenit,Markus Büchel, duke u ndërlidhur me këtë rast, ka kërkuar publikisht zbutjen e rregullave të celibatit. Këtë ai e ka thënë në emisionin televiziv „Schweiz Aktuell” të televizionit publik të Zvicrës.

Me këtë rast, ipeshkvi ka shtuar se do të bisedojë lidhur me këtë kërkesë do të bisedojë edhe në konferencën e ardhshme ipeshkvnore të Zvicrës.

Ashtu sikurse ipeshkvi, në mënyrë solidare janë sjellë me priftin edhe besimtarët e tij, në Gossau.