Integrimi
Prezentohen ushqimet tradicionale kosovare
Është fjala për festën familjare Strattligen, organizuar nga qyteti i Thunit, në bashkëpunim me Kishën e Reformuar të qytetit
Rruga e cila të shpie te Kisha e vjetër e Reformuar në qytetin e Thunit gjatë fundjavës së shkuar ishte e mbyllur për automjete. Nënat e moshave të reja me qetësinë më të madhe shëtisnin fëmijët e tyre me karrocat komode nëpër rrugën e hapur vetëm për ato. Në njërën anë të rrugës vërenim vizitorët e shumtë të ardhur nga qyteti dhe rrethina. Ndërsa, në anën tjetër, ishin vendosur tezgat e shumta të cilat e kishin begatuar këtë eviniment vjetor, duke sjellë me vete prodhime të shumta nga artizanatet e tyre që i kanë kultivuar me shekuj.
Është fjala për festën familjare Strattligen, organizuar nga qyteti i Thunit, në bashkëpunim me Kishën e Reformuar të qytetit. Në këtë ditë të qetë, me pak diell dhe pa shi, mund të vëreje një fluks të madh vizitorësh, të cilët kalonin nga tezga në tezgë për të parë se çfarë kishin sjellë zanatlinjtë e vjetër nga rrethina.
Në një nga ato tezga ekipi ynë takoi dhe disa anëtarë të shoqatës kulturore shqiptare „Atdheu“, të cilët prezentonin ushqimet tradicionale kosovare në njërën anë të rrugës, ndërsa në anën tjetër ishte skara me qebapë ajo që tërhiqte vëmendjen e çdo kalimtari.
Kryetari i shoqatës „Atdheu“, Xhemshir Zenuni, u shpreh i kënaqur me punën që po bëjnë anëtarët e shoqatës, duke prezentuar kulturën shqiptare edhe në këtë eviniment kulturor të qytetit.
„Në njërën anë jam krenar për punën që kemi bërë në vazhdimësi që nga themelimi i shoqatës „Atdheu“, por ajo që më bën të ndihem keq është neglizhenca permanente e rinisë shqiptare ndaj këtyre aktiviteteve“, shprehet i shqetësuar Zenuni.
„Frikohem që në një të ardhme të afërt nuk do të ketë kush të vazhdojë punën që ne kemi bërë deri më tani“, thotë kryetari Zenuni.
Pos ushqimeve tradicionale të prezentuara nga shoqata „Atdheu“, në program ishte paraparë të dilte para publikut edhe grupi i valltarëve të shoqatës.
Kurt Muller është një nga zanatlinjtë e vjetër të qytetit, i cili kryesisht merret me përpunimin e qeramikës. Ai si dhe shumë të tjerë kishin dalë sot si edhe çdo vit më herët për të prezentuar prodhimet e tyre.
Në pyetjen tonë se a janë të kënaqur me prezencën e vizitorëve, Muller u shpreh i kënaqur, duke shtuar se në shumicën e rasteve fluksi i vizitorëve varet nga koha, nëse është me diell ose me shi.
„Nga produktet që ne shesim, 10 për qind parashihet të dërgohen në Etiopi, për të ndimuar popullatën e atjeshme“, shprehet zanatliu Kurt Muller.
Diku kah ora 17.00 ishte paraparë dhe fundi i këtij organizimi të larmishëm vjetor.
Irfan Agushi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës