Lajme
Prezantohet Pixel 5 dhe 4a 5G nga Google
Telefonat e rinj të mençur kanë një kamerë me kënd të gjerë.
Është bërë e ditur se telefoni inteligjent i ri nga Google është i aftë për 5G, vjen me një ekran OLED 6 inç në formatin 19.5: 9 dhe rezolucioni është 2,340 x 1,080 piksel (432 ppi). Shpejtësia maksimale e rifreskimit është 90 Hz. Vetëm një vrimë e kamerës ndërpret ekranin. Siç pritej, sensori i gjurmës së gishtit do të jetë në pjesën e pasme të Pixel 5, përcjell albinfo.ch.
Kamera me kënd të gjerë
Duhet theksuar se Google i instaloi dy kamera, njëjtë si me Pixel 4. Kamera kryesore ka 12.2 megapikselë. Kamera e përparme prej 8 MP është e fshehur në një vrimë të kamerës.
Po ashtu, kamera duhet të jetë në gjendje të regjistrojë video të plota HD me 240 fps dhe video 4K me 60 fps. Me kohë të përmirësuar dhe lëvizje të ngadaltë si dhe stabilizim të figurës, duhet të arrihet një cilësi më e mirë e videos.
Brenda është përdorur një Qualcomm Snapdragon 765G. Për më tepër, u instaluan 8 RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse. Bateria ka një kapacitet prej 4,080 mAh dhe mund të karikohet deri në 18 vat.
Bateria duhet të zgjasë deri në 48 orë – një gjë e rrallë në telefonat inteligjentë aktualë.
Ashtu si në Pixel 5, Pixel 4a ka një procesor Qualcomm Snapdragon 765G. Bateria e Pxiel 4a 5G është përmirësuar në krahasim me 4a dhe vjen me një prodhim prej 3,885 mAh.
Çmim i lirë
Pixel 5 4a 5G do të kushtojë 499 euro, Pixel 5 do të jetë më i lirë se paraardhësi i tij dhe duhet të kushtojë vetëm 699 dollarë.
Pixel 4a 5G duhet të jetë i disponueshëm nga 15 tetori në Japoni dhe nga nëntori në 8 vende të tjera. Pixel 5 do të lansohet gjithashtu më 15 tetor, të paktën në SHBA. /Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje