Kuriozitete

Prezantohet Opel Astra e re, një model unik

Pas premierës së Peugeot të 308, ishte radha e Opel dhe Astra-s së saj që duket se do të jetë një risi në tregun e makianve, transmeton albinfo.ch.

Është e montuar në të njëjtën platformë EMP2, Astra nuk është teknologjikisht shumë e ndryshme nga binjaku Stellantis (308), kështu që kryesisht do të kërkojë vendin e tij në treg me një performancë tjetër bazuar në përvojën vizuale.

2022 Opel Astra Revealed With Sharp Look, Diversified Powertrains

Astra e re mbart një pamje të re të njohur të theksuar nga një maskë speciale dhe dritat LED.

Sidoqoftë, në pjesën e pasme, një mbishkrim i vendosur në qendër dhe dritat e vizatuara horizontale lidhen shumë me pjesën tjetër të ‘lojës’.

Nën “kapak”, oferta fillon me një motor 1.2 me tre cilindra me 110 dhe 130 kuaj/fuqi.

Oferta përfshin gjithashtu një motor me naftë, një zgjedhje e njohur me 130 kuaj/fuqi.

Të gjithë vijnë standard me një transmision manual me gjashtë shpejtësi, dhe një automatik me tetë shpejtësi ofrohet si një opsion.

Një risi në ofertë është përfshirja e hibrideve plug-in. Vijnë modele me benzinë me motor ​​1.6 turbo me 150 kuaj/fuqi dhe një motor elektrik prej 110 kuaj/fuqi.