Shqipëria

Prezantohet kodi ajror i Shqipërisë

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit u prezantua projektligji “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Projektligj ka për qëllim rregullimin ligjor të përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionin civil, shkruan “Travel News”.

Qëllimi i veçantë i këtij ligji është rregullimi i veprimtarisë së avionëve civilë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, të avionëve për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi, sipas dispozitave të këtij Kodi dhe të avionëve të regjistruar në një shtet tjetër, por që operojnë me licencën e operimit të lëshuar nga autoriteti kompetent licencues i Republikës së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.