Prezantohet doracaku dedikuar familjeve
E enjte, më 15 nëntor 2012 nga ora 19.00 deri 20.30 në bibliotekën e komunës në Muttenz, Brühlweg 3, 4132 Muttenz
Qendra e specializuar për çështje familjare ka përpiluar doracakun e parë dedikuar familjeve në gjuhën shqipe në Zvicër. Duke filluar nga 26.06.2012, doracaku është në dispozicion për familjet e kantonit të Basellandt në faqen e internetit www.familienhandbuch.bl.ch.
Në 68 faqe të doracakut do të gjeni këshilla dhe frymëzim për faza të rëndësishme të jetës së familjes. Për tu sjellë më afër kapitujt në veçanti si shtatzënia dhe lindja, familja dhe profesioni, përkujdesja ndaj fëmijëve, integrimi e migracioni, aktivitetet e lira dhe pleqëria, ju ftojmë përzemërsisht në një mbrëmje informative. E enjte, më 15 nëntor 2012 nga ora 19.00 Uhr deri 20.30 në bibliotekën e komunës në Muttenz, Brühlweg 3, 4132 Muttenz
Mbrëmjen e udhëheq Drita Ibrahimi-Shabani.Për arsye organizative ju lutemi që të lajmëroheni te Drita Ibrahimi personalisht në këtë adresë:e-maili: [email protected] Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 30 persona. Qendra e specializuar për çështje familjare në Baselland
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











