Kuriozitete

Prezantohet çokollata më e shtrenjtë në botë

Çokollata më e shtrenjtë në botë është prezantuar në një panair në Obidos në Portugali. E vlerësuar me 7,728 euro dhe e mbuluar me ar të ngrënshëm, çokollata është pjesë e një edicioni të kufizuar prej 1,000 ëmbëlsirave.

Ajo është e dekoruar me shafran, vanilje nga Madagaskari dhe përbërës nga ari. Çokollata më e shtrenjtë në botë është ruajtur edhe sigurimi, përcjell albinfo.ch.

Kuzhinieri Daniel Gomes tha se çokollata në formë diamanti ishte certifikuar si më e shtrenjtë në botë nga Libri i Rekordeve të Guinnessit. Çokollata në formë të kurorës është zbukuruar me 5,500 kristale Swarovksi.