Bota
Prezantohet arti i të gatuarit nga Daryna KOssar
Artistja ukrainase e ushqimit, Daryna KOssar, ushqimin e zakonshëm e shndërron në kryevepër plot ngjyra, duke kombinuar aftësinë e saj për gatim dhe art.
Qytete të bëra nga djathi dhe mishi, një portret e Eddie Murphyt i bërë nga keksat Oreo dhe Whoopi Goldberg nga salca nga çokollata janë vetëm disa prej punimeve të jashtëzakonshme të Darynas.
E trajnuar në psikologji, ajo punonte si asistente personale kur vendosi të heqë dorë nga kjo punë dhe të hapë një llogari në Instagram për krijimet e saj, para 5 vjetësh.
E inspiruar nga secili produkt, i cili përmban ngjyrë të caktuar të dallueshme për Darynan, ajo gjithmonë bart me vete një notes të vogël dhe idetë menjëherë i shënon.
Të gatuash art me ushqim është zanat delikat dhe merr kohë, derisa përgatitja e ushqimit më të lehtë merr rreth 40 minuta. I mahnitur nga talenti i artistes, kreatori francez, Christian Louboutin, e ka angazhuar atë për një fushatë për linjën e re kozmetike të quajtur “Aloha Louboutin”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?