Zhvillim
Prezantohen potencialet për investime në Kosovë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës kanë prezantuar në Vjenë të Austrisë mundësitë ekonomike dhe biznesore në Kosovë

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ka thënë se Kosova ofron potenciale për investime në të gjitha fushat, duke u fokusuar në atë të ekonomisë dhe turizmit, në një forum të Vjenës ku ishin të pranishëm përfaqësues të rreth 20 bizneseve japoneze të cilat veprojnë në Evropë.
Nikaj tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht APIK-u ka identifikuar 7 sektor kyç për Kosovën.
“Kosova ofron kushte të mira, fuqi të mjaftueshme të punës, si dhe potencial të madh për investime”, theksoi ai, transmeton „Telegrafi“.
Zëvendësministri ftoj të pranishmit që ta vizitojnë Kosovën dhe të shikojnë bukuritë që ofron ky vend, kulturën dhe traditat e pasura që posedon si dhe të përjetojnë ushqimin tradicional të qyteteve të ndryshme.
Gjatë forumit mundësitë për investime në Kosovë u prezantuan nga Valdrin Lluka, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovimin e Investimeve të Kosovës.
“Popullata e re, kosotja e ulët e fuqisë punëtore, taksat e favorshme në rajon janë mundësi të mira për investime në Kosovë”, tha Lluka.
Po ashtu ai, paraqiti disa mundësi konkrete të investimeve që vijnë përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Departamentit Qendror për Partneritet Publiko Privat si dhe përmes Komunave të ndryshme në Kosovë.
Ky forum u organizua nga Institucioni Qeveritar Japonez për Zhvillim Ekonomik dhe Promovim të Tregtisë (JETRO) dhe Ambasada Japoneze në Vjenë
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)