Uncategorized

Prezantim i denjë i kulturës shqiptare në festën e Kishës në Füllinsdorf

Komuniteti shqiptar, falë iniciativës së Martin Topallit, i cili punon në këtë kishë, është prezantuar me dinjitet në festën me moton "Sh

Të dielën, më 5 nëntor, Kisha e Famullisë Dreikönig (Pfarrei Dreikönig) në Füllinsdorf të Kantonit Baselland ka festuar ditën e saj. Me këtë rast ajo ka organizuar një festë për banorët dhe besimtarët që gravitojnë në këtë kishë. Në kuadrin e festës, me temën “Shëtisim nëpër Botë”, pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në regjion kanë prezantuar kulturën e tyre, përfshirë zakonet, kostumet kombëtare dhe ushqimet e tyre tradicionale.
Edhe komuniteti shqiptar, falë iniciativës së Martin Topallit, i cili punon si sakristan dhe mirëmbajtës në këtë kishë, është prezantuar me dinjitet në këtë festë.
“Unë kam marrë detyrën që që të prezantoj shtetin tim, Shqipërinë, përmes disa pikave muzikore dhe ushqimeve”, thotë Topalli për albinfo.ch. Siç shihet edhe në fotografitë që ka dërguar ai për publikim, stenda e Shqipërisë (shqiptarëve) ka qenë mjaft e pëlqyer dhe e vizituar nga vendësit dhe të tjerët.
Ai shton se dy fëmijë shqiptarë nga komuniteti (Mateo dhe Maria) kanë lexuar një tekst përmbledhës të përgatitur nga ai, mbi kulturën dhe traditat shqiptare. Aty janë përfshirë personalitetet e mëdha e të njohura shqiptare, duke filluar nga Gjergj Kastrioti e Nënë Tereza e deri te sportistët dhe artistët e njohur të sotëm, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Dua Lipa etj.
Publiku zviceran na ka pritur tepër mirë dhe është ndarë i kënaqur, si me specialitetet e ofruara ashtu dhe me njohuritë e fituara mbi historinë dhe kulturën shqiptare, thotë më tutje Martin Topalli.
Martin Topalli me këtë rast falënderon  të gjithë ata që e kanë ndihmuar për të bërë këtë prezantim dhe shpreh mirënjohjen për organizatorët që kanë mundësuar paraqitjen e kulturës shqiptare, krahas kulturave të tjera, të komuniteteve të shumta që jetojnë në fshat dhe regjion.