Kosova

Presidentja Vjosa Osmani, në përkrahje të sportistëve të Kosovës

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Gjatë parakalimit të Kosovës në Lojërat Olimpike, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është parë në shkallët e stadiumit Olimpik, aty ku ka filluar ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë hapur zyrtarisht me një ceremoni e cila ka filluar nga ora 13:00.

Pas një spektakli të krijuar me fishekzjarrë dhe flakadanë, radha i erdhi edhe parakalimit të shteteve.

Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi si shteti i 67-të, të prirë nga Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.