Kosova
Presidentja Osmani takon homologun e saj zviceran, Parmelin
"Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimi"

“Një takim i shkëlqyeshëm me Presidentin e Zvicrës, z. Guy Parmelin”. Kështu e ka vlerësuar në një postim të saj në rrjetet sociale presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu takimin e saj të sotëm me presidentin e Konferderatës së Zvicrës, njofton albinfo.ch.
Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit, prandaj edhe biseda jonë u fokusua në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në sektorin ekonomik, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë.
Dy vendet tona tashmë po negociojnë nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë dhe kjo do të zgjerojë lidhjet tona ekonomike të cilat tashmë kanë ngritje të madhe falë mërgatës sonë të jashtëzakonshme”, ka shkruar ajo më tutje.
Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi raportet tashmë jashtëzakonisht të mira në mes të Kosovës dhe Zvicrës, të cilat ajo konsideroi se kanë krijuar mundësi të shkëlqyeshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Ajo po ashtu foli për raportet e veçanta në mes të dy popujve, me ç’rast shprehu mirënjohje të thellë për institucionet dhe popullin zviceran për faktin që Zvicrën e shndërruan në shtëpinë e mbi 200,000 kosovarëve duke u mundësuar atyre integrim të suksesshëm në shoqërinë zvicerane.
Gjatë takimit, palët u dakorduan që ekzistojnë mundësi të jashtëzakonshme të bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë. Presidentja Osmani theksoi që institucionet e reja janë të interesuara për thithjen e investimeve të reja, për të cilat do të ofrohet mbrojtje dhe siguri e plotë. Në këtë drejtim, palët u dakorduan për bashkëpunim aktiv dhe angazhim dypalësh për intensifikim e shkëmbimeve ekonomike, si dhe shtimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.
Nisur nga zhvillimet e fundit me pandeminë, Presidentja Osmani theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit si mundësia jonë më e mirë për të shpëtuar jetë dhe për të luftuar pandeminë. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të ketë nevojë për asistencën e vendeve mike për sigurim të dozave shtesë të vaksinës.
Presidentja e Kosovës po qëndron në Zvicër, ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të mbajtur në Interlaken.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët Në të ardhmen, përdorimi i fishekzjarreve dhe "shpërthimeve" të tjera me zë të lartë duhet të...
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë restorante që paguhet për anulime ‘në momentet e fundit’