Lajme
Presidentja Osmani me bashkatdhetarët në Vjenë: Investimet tuaja në Kosovë, sa i gjithë buxheti i shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu të mërkurën në mbrëmje ka mbajtur një takim me mërgatën shqiptare në Vjenë
Në kuadër të takimeve të shumta gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua mbrëmë (e mërkurë) edhe me një grup bashkatdhetarësh që jetojnë në Austri. E shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Austri, z.Lulzim Pllana, Presidentja Osmani tha para të pranishmëve se bashkatdhetarët si gjithmonë, në kohët më të vështira që kishte vendi ynë, edhe në kohë pandemisë e dëshmuan dashurinë për atdheun.
„Ju jeni ata që e mbajtët në këmbë gjithë Kosovën, shpesh herë edhe duke rrezikuar në kohë pandemie dhe duke ardhur në Kosovë për të mbajtur gjallë ekonominë dhe për të treguar se afërsia që ju e ndjeni me atdheun tuaj, është e jashtëzakonshme“, tha Presidentja Osmani, transmeton albinfo.at
Tutje presidentja theksoi se roli i diasporës në Kosovë është krucial.
“Mërgimtarët, në njërën anë me remitencat që dërgojnë për familjet e tyre në Kosovë por edhe prezenca e tyre sa herë që vizitojnë Kosovën, përbëjnë një prej investitorëve më të rëndësishëm në Kosovë. Remitencat e juaja familjare, janë të barabarta me vet buxhetin e shtetit të Kosovës. Pra ju investoni po aq në Kosovë, sa investon i gjithë shteti me buxhetin e vet vjetor. Kjo tregon se sa të rëndësishëm jeni për vendin tonë. Por, ne nuk duhet ta shohim mërgatën vetëm si kontribuues nëpërmjet remitencave. Duhet të shikojmë një hap më tutje. Të shikojmë për zhvillimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë. Dhe kjo është e pamundur të bëhet pa rolin e mërgatës”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani.
Në ditën e tretë të vizitës së saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte një takim me Odën Ekonomike Austriake, raporton albinfo.at
Vlen të theksohet se gjatë tri ditëve të vizitës zyrtare në Austri, e para e vendit është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, kancelarin austriak, Sebastian Kurz, me ministra të kabinetit qeveritar, dhe shumë zyrtarë të tjerë dhe miq austriakë të shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit