Lajme
Presidentja Osmani takoi eurodeputetin austriak, Sagartz
Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Austrisë
Eurodeputeti Christian Sagartz (ÖVP) ka nisur sot, të hënën, një udhëtim disaditor në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht ai ka zbarkuar në Kosovë, me ç’rast ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në takim u diskutua për marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Austrisë. Ata gjithashtu diskutuan për zhvillimet në rajon dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian, raporton albinfo.at.
“Lidhjet e bizneseve mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Në vitin 2020 kompanitë austriake kanë investuar 265 milionë euro në Kosovë. Kjo jo vetëm që krijon prosperitet në Kosovë, por gjithashtu siguron vende pune edhe në Austri”, shpjegoi Sagartz, njofton krone.at.
Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përveç që ka premtuar mbështetje të plotë në vendosjen e kontakteve ekonomike, ajo ka vlerësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Austrisë dhe ka theksuar lidhjen shumë të veçantë me Austrinë.
“Austria ishte vendi i parë që vizitova si studente e re pas luftës së Kosovës. Pas kësaj kam qenë gjithmonë aty për programe shkëmbimi”. Tani ka shumë studentë nga Kosova në Austri të cilët më vonë do të kthehen në vendlindje dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. “ Të mbajmë së bashku dyert hapur”, ishte motoja e paralajmëruar e Osmanit dhe Sagartz.
Sagartz po ashtu ka folur me Presidentin edhe për ushtarët austriakë të stacionuar në Kosovë, si pjesë e Task Forcës së KFOR-it.
“Ushtarët tanë japin një kontribut të rëndësishëm për sigurinë në rajon. Ky angazhim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të vazhduar sigurimin e mbrojtjes së popullsisë dhe stabilitetit në gjithë rajonin”, tha Sagartz. Një vizitë e trupave të KFOR-it është planifikuar për ditën e martë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!