Kosova
Presidentja Osmani: Mirë se vjen në shtëpi, Dua Lipa!
Pasi Qeveria u mor vesh me “Sunny Hill”-in, Presidentja Osmani ka bërë një reagim, në të cilin i uron mirëseardhje Dua Lipës.
Nga Presidentja Vjosa Osmani nuk kishte asnjë reagim, as pasi Dukagjin Lipa publikoi letrën, të cilën, ndër të tjerë, ia kishte dërguar edhe asaj. Dhe, aty shkruante se ka vendosur ta çojë festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, për shkak të zvarritjeve të Qeverisë.
Sot, pasi u njoftua se palët kanë arritur të dakordohen dhe “Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë, Presidentja Osmani ka shpërndarë një postim të këngëtares Dua Lipa, për t’i treguar se mezi po pritet festivali i saj.
“Mirë se vjen në shtëpi, Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Presidentja.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










