Kosova
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador, ku është pritur me ceremoni shtetërore, përcjell albinfo.ch.
Nëpërmjet dy videove të postuara në llogarinë e saj në Instagram, e para e shtetit bëri të ditur se është pritur nga ministrja e Jashtme e El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco. Osmani në El Salvador ka udhëtuar me ftesë të presidentit Nayib Bukele.
Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të rizgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetërorë të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele.
Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.
Presidentja po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik