Kosova
Presidentja e Kosovës takohet me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Jake Sullivan, këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Ambasadorin Michael Carpenter, i cili është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka bërë të ditur se me dy zyrtarët amerikanë biseduan mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit.
“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”