Lajme

Presidenti zviceran i bën thirrje botës që të ‘mbetet vigjilente’ ndërsa mbaron pandemia

Presidenti zviceran Alain Berset hapi Asamblenë e 76-të Botërore të Shëndetit në Gjenevë, duke vlerësuar përparimin e bërë për t’i dhënë fund pandemisë, ndërsa i bëri thirrje botës të qëndrojë vigjilente, përcjell albinfo.ch

“Ne kemi punuar së bashku për të kapërcyer këtë sprovë të vështirë,” tha Berset në një fjalim para përfaqësuesve të shumicës së 194 shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po takohen në Gjenevë nga 21-30 maj.

“Kur kemi një vullnet të fortë të përbashkët për të ecur përpara, ne mund të kemi sukses,” tha ai. Më 5 maj OBSH njoftoi se Covid-19 nuk është më një “urgjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.

Berset u bëri thirrje gjithashtu anëtarëve të OBSH-së që të avancojnë diskutimet mbi një traktat pandemik dhe ndryshimet në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, përcjell tutje albinfo.ch