Lajme

Presidenti turk viziton Zvicrën

Në kryeqytetin zviceran presidentin turk Abdullah Gül do ta presë presidentja e vendit, Doris Leuthard

Presidenti i Turqisë Abdullah Gül do të vijë këtë të enjte për një vizitë zyrtare në Zvicër, njofton Departamenti për Punë të Jashtme i Zvicrës, i cituar nga 20 Minuten.

 

Gül, pas pritjes me nderime ushtarake që do t`i bëhet në aeroportin e Cyrihut, do të vazhdojë rrugën për në Bernë. Në kryeqytetin zviceran atë bashkë me bashkëshorten e tij Hayrünnisa Gül do t`i presë presidentja e vendit Doris Leuthard së bashku me anëtarët tjerë të Qeverisë Federale dhe kancelaren federale.

 

Në programin e vizitës së presidentit turk në Zvicër janë bisedimet zyrtare dhe një konferencë mediale e presidentit Gül dhe presidentes Leuthard.