Lajme

Presidenti turk i dorëzon parlamentit protokollin për pranimin e Suedisë në NATO

Zyra e presidentit të Turqisë ka njoftuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka dorëzuar parlamentit të Turqisë një protokoll për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

Presidenti turk kishte vonuar ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë, pasi ka akuzuar vendin se ishte shumë i butë ndaj militantëve kurdë dhe grupeve që ai i konsideron si kërcënime të sigurisë, shkruan albinfo.ch.

Ndryshe, të 31 aleatët e NATO-s duhet të mbështesin anëtarësimin e Suedisë teksa Turqia dhe Hungaria janë dy aleatët e vetëm që ende nuk e kanë ratifikuar atë.

Nga drejtoria e komunikimit presidencial u tha se presidenti Erdogan kishte nënshkruar protokollin për pranimin e Suedisë në NATO, i cili më pas iu dorëzua Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.