Lajme
Presidenti turk: Gaza – e palestinezëve, do të mbetet ashtu pafundësisht
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Gaza është tokë e Palestinës dhe e palestinezëve, dhe do të mbetet e tillë pafundësisht.
Siç ka raportuar Anadoly Agenci, Erdogan duke folur rreth sulmeve të Izraelit drejt Gazës, ai tha se çdo dy nga tre persona të martirizuar në Gaza përbëhen nga fëmijë, foshnja dhe gra, ndërsa numri i banorëve të zhdukur të Gazës ka shkuar në mbi 6.500, përcjell albinfo.ch.
“Ata që përpiqen të heshtin përballë vdekjes së kaq shumë të pafajshmëve, madje edhe e legjitimojnë duke u justifikuar me Hamasin, nuk u ka mbetur fjalë për të thënë”, ka deklaruar ai.
Duke folur për rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti turk tha: “Nga njëra anë, janë 121 shtete që thonë ‘Le të ndalet lufta, të mos derdhet më gjak’, e nga ana tjetër janë 3-5 shtete që i japin ‘çek bosh’ Izraelit”.
“Gaza është tokë e Palestinës, është e palestinezëve dhe do të mbetet ashtu pafundësisht. Nuk do të lejojmë të harrohet çështja e armëve bërthamore, ekzistimin e të cilëve Izraeli e pranon. A ka Izraeli bombë atomike? Kanë, por nëse i pyesim, thonë se nuk kanë. Rruga për paqe në rajonin tonë kalon nga themelimi i shtetit palestinez. Ne jemi të gatshëm për çdo përgjegjësi, përfshirë atë të garantuesit, për sigurimin e paqes”, u shpreh tutje ai.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë