Kosova

Presidenti Thaçi fal tre të burgosur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falur tre të burgosur në bazë të kompetencave kushtetuese.

Bëhet fjalë për Granit Paçarizin, Nazmi Mujotën e Arlind Latifin, të cilëve u janë falur dënimet.

Sipas ligjeve, dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.