Kriza në Ukrainë
Presidenti rus urdhëron luftëtarët e Wagner të betohen për besnikëri
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka urdhëruar luftëtarët e grupit mercenar, Wagner, të nënshkruajnë një zotim për besnikëri ndaj shtetit rus pas përplasjes vdekjeprurëse të aeroplanit që vrau shefin e këtij grupi, Yevgeny Prigozhinin.
Presidenti rus e nënshkroi dekretin, duke e bërë aktin me efekt të menjëhershëm, pasi Kremlini ka thënë se sugjerimet e Perëndimit se Prigozhini është vrarë me urdhrat e tij, ishin një “gënjeshtër absolute”, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Sipas dekretit, obligohet secili person që kryen punë në emër të ushtrisë ose mbështet atë që Moska e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë, të thotë një betim zyrtar për besnikëri ndaj Rusisë.
Në dekret thuhet se luftëtarët duhet të zotohen për besnikërinë e tyre për Federatën Ruse, rreptësisht t’i ndjekin urdhërat e komandantëve dhe eprorëve të tyre dhe në vazhdimësi të përmbushin obligimet e tyre.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra