Lajme
Presidenti rus dhe ai turk takohen për bisedime rreth marrëveshjes së grurit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me marrëveshjen e grurit. Erdogan dëshiron ta bindë Rusinë të rikthejë marrëveshjen që i lejonte Ukrainës të eksportonte grurë dhe mallra të tjera nga tri porte të Detit të Zi, pavarësisht luftimeve që po zhvillohen në Ukrainë, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Presidenti rus ka theksuar se “ritmi i zhvillimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë është ruajtur”, teksa shtoi se vitin e kaluar qarkullimi tregtar midis dy vendeve u rrit për më shumë se 80 për qind.
Muajin korrik presidenti rus ka refuzuar të zgjasë marrëveshjen e grurit me Ukrainën, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë, teksa Rusia u ankua se një marrëveshje paralele që premtonte heqjen e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave nuk ishte respektuar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?