Tematike
Presidenti i ri, Berset, vizitën e parë ndërkombëtare e bën në Austri
Në takimet e ndara me presidentin dhe me kancelarin austriak, në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet që lidhen me marrëdhëniet bilaterale dhe ato të politikës evropiane të Zvicrës
Udhëtimin e parë zyrtar në cilësinë e presidentit të Konfederatës, Alain Berset do ta bëjë javën e ardhsme në Vjenë. Me vizitën në Austri, ai vazhdon traditën të cilën Zvicra dhe Austria e kultivojnë për të bërë vizita të ndërsjella në fillim të vitit në nivelin presidencial. Përveç me presidnetin federal të Austrisë, Alexander Van der Bellen, Berset do të takohet më 9 janar, e martë, me kancelarin e ri federal, Sebastian Kurz.
Për të hënën janë planifikuar bisedime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që kanë selinë në Vjenë, thuhet në një komunikatë nga Zyra Presidenciale.
Në takimet e ndara me presidentin dhe me kancelarin austriak, në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet që lidhen me marrëdhëniet bilaterale dhe ato të politikës evropiane të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Austria, në gjysmën e dytë të vitit 2018 meerr kryesimin e Këshillit të BE-së.
Në takimin me homologun e tij, presidentin austriak Van der Bellen, do të jetë e pranishme edhe ministrja e re e shëndetësisë dhe punëve sociale, Beate Hartinger-Klein. Është planifikuar po ashtu edhe një takim me ministrin e kulturës dhe të çështjeve evropiane, Gernot Blümel.
Të hënën presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Beerset do të takohet me katër përgjegjës të organizatave ndërkombëtare që kanë selinë në Vjenë: Juri Fedotow, Yukiya Amano , Thomas Greminger dhe Harlem Désir.
Për përmbyllje të vizitës është planifikuar vizita e ekspozitës së piktorit të njohur zviceran të shekullit 19, Ferdinand Hodler në “Leopold Museum”. Në cilësinë e tij si ministër i kulturës, Berset kishte marrë gjatë vitit 2017 patronatin mbi këtë ekspozitë së bashku me ish ministrin austruak, Thomas Drozda. Bëhet fjalë për ekspozitën deri tash më të rëndësishme të piktorit zviceran në Vjenë, qytet ky në të cilin ai ka bërë depërtimin përfundimtar në skenën ndërkombëtare të artit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha