Lajme
Presidenti Parmelin në fjalën e Vitit të Ri: “Ne nuk do të dorëzohemi”
"Vendi tani duhet të qëndrojë së bashku. Për shëndetin tonë dhe mirëqenien ekonomike, për paqen dhe solidaritetin, për lirinë dhe pavarësinë"
Në fillim të Vitit të Ri presidenti i Federatës së Zvicrës, i cili posa ka marrë detyrën “nuk dëshiron të shprehet tepër optimist”. Kështu ka thënë Guy Parmelin në fjalimin e tij të Vitit të Ri, të publikuar sot, e premte, më 1 janar 2021.
“Shumëçka është e pasigurt dhe situata mbetet e pasigurt”, ka thenë ai. Sidoqoftë, presidenti ndjen se megjithatë zviceranët kanë “njëfarë besimi”, transmeton albinfo.ch.
Zvicra ka bërë shumë gjëra të qëlluara në të kaluarën, sipas Presidentit Federal: “Ne kemi sjellë shpikje të shumta në treg”.
Parmelin në fjalën e tij më tutje kujtoi se shumë familje kishin humbur të afërmit nga kriza e pandemisë dhe se personeli në spitale dhe shtëpi ishin në kufi të forcës së tyre.
Por, “vendi tani duhet të qëndrojë së bashku. Për shëndetin tonë dhe mirëqenien ekonomike, për paqen dhe solidaritetin, për lirinë dhe pavarësinë – me pak fjalë: për gjithçka që ka qenë prej kohësh e dashur për ne”.
Guy Parmelin merr detyrën e Presidentit Federal nga Këshilltarja Federale Simonetta Sommaruga. Mandati i këtij funksioni është një vit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra