Lajme
Presidenti Pacolli vizitoi Mitrovicën e Veriut
Me këtë rast ai nuk qartësoi nëse veriu i Kosovës do të përfshihet në bisedimet e paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në vizitën e parë që i bëri qytetit të Mitrovicës, me ç`rast ka ecur këmbë edhe në pjesën veriore të qytetit, është shprehur se për të ekziston vetëm një Mitrovicë. Ai ka premtuar se në mandatin e tij do të kthejë rendin dhe ligjin edhe në pjesën veriore të vendit.
Gjatë një bisede me qytetarë, Pacolli garantoi luftimin e bandave kriminele të cilat e pengojnë jetën normale në veri.
“Të gjitha bandat kriminale që e pengojnë jetën normale në këtë anë, ne do t’i luftojmë me vendosmëri dhe ju them se në të ardhmen askush nuk guxon ta çojë gishtin drejt asnjë banori, pa marrë parasysh i cilës etni është. Ju jeni pjesë e Kosovës dhe jeni të mbështetur me përkushtim nga institucionet e Kosovës”, u shpreh presidenti.
Ndërkohë, ai nuk qartësoi nëse veriu i Kosovës do të përfshihet në bisedimet e paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë.
“Grupi për bisedime është në formim e sipër. Ata kanë agjendën e vet – një agjendë e mbështetur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, nga Qeveria e Kosovës dhe natyrisht edhe nga presidenca. T’i lëmë që ata të veprojnë me agjendën e vet”, theksoi presidenti i Kosovës.
Pacollin në vizitën e tij në Mitrovicë e ka shoqëruar edhe ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik