Maqedonia

Presidenti maqedonas nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen me Greqinë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov po i qëndron ende mendjes së tij, që marrëveshja me Greqinë është e dëmshme dhe nuk duhet dekoruar.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ende nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga kabineti i presidentit, thuhet se Ivanov marrëveshjen e cilëson të dëmshme, prandaj nuk do ta dekoroj atë.

Ai ka kërkuar nga ana e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev që ‘menjëherë të iniciojë procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, gjegjësisht impiçment. Qëndrimi im në lidhje me marrëveshjen e dëmshme për emrin është përfundimtar dhe mbetet i pandryshueshëm edhe përskaj të gjitha kërcënimeve dhe trysnive’.

Ky reagim i presidentit Ivanov erdhi pas deklaratës së kryeministrit Zaev, se do të ngrit procedurë për përgjegjësi, nëse Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për emrin me Greqinë, shkruan Albinfo.ch.

Sipas mediave maqedonase,  qeveria sërish ftoi presidentin dhe të gjitha subjektet politike që të bisedojnë në lidhje me marrëveshjen, shkruan Albinfo.ch.