Lifestyle

Presidenti i Kolumbisë takon aktorin Mark Wahlberg

Aktori Mark Wahlberg e ka vlerësuar lart Bogotan gjatë xhirimit të filmit aksion ‘Mile 22’ dhe premtoi të kthehet sërish me familjen e tij.

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos, i cili vizitoi aktorin dhe regjisorin Peter Berg, tha se xhirimit e filmit sollën punësime dhe investime në Kolumbi, përcjell albinfo.ch.

“Imazhi i Kolumbisë është përmirësuar pas ligjin të ri për filmat. Ligji i miratuar në vitin 2012 ka bërë që më shumë se 20,000 persona të punësohen”, ka thënë Santos.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu. Është vend i bukur dhe përvoja ka qenë e mrekullueshme me gjithçka që kemi përjetuar deri më tani, si me punën ashtu edhe me jetën në Kolumbi. Njerëzit janë kaq të sjellshëm dhe të këndshëm”, ka thënë aktori Wahlberg.