Shqipëria

Presidenti i Shqipërisë para shkarkimit, më 10 qershor votimi

Zyrtarisht, të premten Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të presidentit të Shqipërisë për shkelje të Kushtetutës.

Votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet më 10 qershor, raporton Top Chanel, përcjell albinfo.ch.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit të Komisionit Hetimor më 10 qershor.