Sport

Presidenti i Shqipërisë dhe xhudistët nga Kosova bëjnë shqiponjën në Sarajevë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar xhudistët nga Kosova si dhe trajnerin Driton Kuka, përcjell albinfo.ch

Ata kanë zgjedhur të bëjnë një përshëndetje të veçantë.

Meta bashkë me sportistët kanë bërë me duar shqiponjën.

Kreu i shtetit shqiptar me këtë rast ka bërë një postim në rrjetin social Facebook.

Bosnjë e Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”.