Futboll
Presidenti i Leverkusenit: Granit Xhaka nuk është në shitje
Ai ka theksuar se janë të kënaqur me kapitenin e Zvicrës.
Në një deklaratë për media, presidenti i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, tha se Granit Xhaka nuk është në shitje. Ai theksoi se janë të kënaqur me kapitenin e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se reagimi i presidentit të Leverkusenit vjen pas raportimeve se Xhaka mund të largohet gjatë verës për t’iu bashkuar skuadrës turke Galatasaray.
“Ne jemi shumë të lumtur me të. Nuk planifikojmë ta lëshojmë,” tha Carro, shkruan “Blick”.
Xhaka, 32‑vjeçar, është lider i Leverkusenit. Mesfushori me origjinë kosovare ka fituar me Leverkusenin titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë. Edicionin e kaluar, Leverkuseni humbi në finale të Ligës së Evropës ndaj Atalantës.
Në edicionin aktual, Xhaka ka shënuar dy gola dhe ka asistuar shtatë herë në 30 ndeshje në Bundesligë. Leverkuseni është ende në garë me Bayern Munichun për titullin, por ka gjasa të vogla.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











