Lajme
Presidenti i Kosovës, vizitë dy ditore në Shqipëri
Pacolli do të shoqërohet nga disa ministra dhe nga përfaqësues të biznesit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të nisë ditën e hënë vizitën e tij të parë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit, Bamir Topi.
Presidenti Pacolli, fillimisht do të pritet në Pallatin e Brigadave në Tiranë nga Presidenti Topi, ndërsa më pas dy homologët do të zhvillojnë një bisedë kokë më kokë, ku do të diskutojnë për marrëdheniet dypalëshe dhe për thellimin e tyre.
Nga ana tjetër, Pacolli do të takoj edhe krerë të tjerë të shtetit shqiptarë, ku përfshihet Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryetari i opozitës Edi Rama, Ministri i Puneve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe kryetari i Partisë së Çamëve, Shpëtim Idrizi.
Më datën 22 mars, Presidentit të Kosovës do t’i jepet titulli “Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës dhe më pas, do të zhvillojë një takim në Forumin e Biznesit Shqipëri-Kosovë, ku pritet të flasë për idenë e krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve e mallrave, duke jetësuar në këto hapësira idenë e Minishengenit dhe për rëndësinë e madhe të bashkëpunimit ekonomik.
Presidenti i Kosovës do të mbyllë vizitën e tij të parë si Kryetar Shteti në Shqipëri me një vizitë në qytetet e Krujës dhe të Lezhës, ku disa kohë më parë u shpall ‘Qytetar Nderi’.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë